1.4 Permanent Make Up – PMU
Çfarë është PMU?
Permanent Makeup Up – PMU apo ndryshe e njohur si tatu është një lloj i makeup-it i cili aplikohet përmes produkteve të kozmetikës të njohura si permanente ku kohëzgjatja e tyre mund të jetë disa muaj, vite apo gjatë tërë jetës. Në kuadër të PMU ekzistojnë teknika të ndryshme të cilat aplikohet në mënyra të ndryshme dhe që ofrojnë rezultate të ndryshme. Në tërë botën ekzistojnë artista të shumë të cilët ofrojnë emërtime të ndryshme sa i përket teknikave të njëjta. Gjithashtu edhe ndarjen e këtyre teknikave e bëjnë në forma të ndryshme. Kështu, p.sh., teknikën microblading, disa e kategorizojnë si permanente e disa si semipermanente. Kjo për arsye të kohëzgjatjes së pigmentit në lëkurë, thellësisë së aplikimit apo edhe mënyrë së aplikimit. Pavarësisht emërtimeve dhe kategorizimeve të ndryshme që bëhen në gjithë botën mënyra e saktë dhe profesionale për emërtimin e këtyre teknikave është PMU për arsye se çdo pigment i cili futet në shtresat e brendshme të lëkurës nuk mund të largohet ashtu siç largohet makeup-i i përkohshëm. Ndërsa sa i përket kohëzgjatjen është temë të cilën do ta trajtojmë në vijim.
Teknikat e ndryshme të PMU-së?
Sa i përket botës së makeup-it permanent ekzistojnë teknika të ndryshme të cilat mund të aplikohen në pjesë të ndryshme të fytyrës siç janë vetullat, vija e syrit, buzët dhe pjesë të tjera. Në vijim do ti përmendim disa nga teknikat më të përdorura dhe më në trend viteve të fundit:
- Microblading – Është tatu permanente e cila aplikohet në pjesën e vetullave. Realizimi i kësaj teknike bëhet përmes lapsit manual (hollderit) dhe teheve, përmes të cilave arrijmë të fusim pigmentin në shtresa të brendshme të lëkurës në formë të vijave të cilat duken si fije natyrale të vetullave.
- Microshading – Është tatu permanente e cila aplikohet në pjesën e vetullave. Realizimi i kësaj teknike bëhet përmes lapsit manual (hollderit) dhe teheve për hijezim, përmes të cilave arrijmë të fusim pigmentin në shtresa të brendshme të lëkurës në formë të pikave (pixella) të cilat me bashkimin e tyre e japin rezultatin e hijezimit. Në vijim do ta quajmë Shading manual.
- OmbreBrows – Është tatu permanente e cila aplikohet në pjesën e vetullave. Realizimi i kësaj teknike bëhet përmes makinës dixhitale dhe gjilpërave, përmes të cilave arrijmë të fusim pigmentin në shtresa të brendshme të lëkurës duke bërë shkrirje të pigmentit ashtu që rezultati është një vetullë më e errët tek pjesa fundit të vetullës dhe më e hapur tek pjesa e përparme e vetullës.
- PowderBrows – Është teknikë sikurse teknika OmbreBrows vetëm se hijezimi tek kjo teknik është më i lehtë.
- ComboBrows – Është teknikë e cila krijohet me kombinimin e teknikës microblading dhe njërës nga teknikat Microshading,
- OmbreBrows apo PowderBrows. Realizmi i saj bëhet përmes lapsit manual dhe duke kombinuar me makinë dixhitale. ComboBrows është njëra nga teknikat më të kërkuara dhe me rezultatet më të mira.
- NanoBrows – Është teknik e njëjtë sikurse Microblading por që dallon nga mjetet e punës. Përderisa Microblading realizohet me laps manual, NanoBrows realizohet me makinë dixhitale.
- Lipliner – Është tatu permanente e cila aplikohet në pjesën e buzëve. Realizimi i kësaj teknike bëhet përmes makinës dixhitale dhe gjilpërave, përmes të cilave arrijmë të fusim pigmentin në shtresa të brendshme të lëkurës ku si rezultat mund të përfitojmë volumin, ngjyrën dhe formën e dëshiruar.
- Eyeliner – Është tatu permanente e cila aplikohet në pjesën e syrit. Realizimi i kësaj teknike bëhet përmes makinës dixhitale dhe gjilpërave, përmes të cilave arrijmë të fusim pigmentin në shtresa të brendshme të lëkurës ku si rezultat mund të përfitojmë formën e dëshiruar.
Kush mundet me realizu PMU?
Makeup-i permanent është i përshtatshëm për të gjithë personat dhe gjithashtu mund të qëndrojë në të gjitha llojet e lëkurës.
Sa është koha për realizimin e tretmanit?
Tretmanet mund të zgjasin varësisht nga teknika dhe mënyra e aplikimit. Koha mesatare e realizimit është 1 deri 2 orë.
Sa është i dhimbshëm tretmani?
Procesi për realizimin e tretmanit shoqërohet me aplikimin e anestetikut ku si qëllim ka parandalimin e dhimbjeve. Mirëpo kjo nuk garanton që klienti nuk do të ndjejë dhimbje pasi varet nga personi në person dhe nga gjendja e saj në ditë të caktuara. Ka raste kur personi përdor përbërës të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në ndikimin e anestetikut dhe dhimbja mund të ndihet më shumë si: substancat stimuluese (kafeina dhe teina), stresi, cikli menstrual dhe medikamente të ndryshme.
Sa është kohëzgjatja e pigmentit në lëkurë?
Koha mesatare e një tretmani të PMU-së të cekura më lartë është 1 deri në 3 vite, mirëpo kjo varet nga shumë faktorë siç janë faktorët e jashtëm, brendshëm dhe faktori njeri për të cilat do të flasim në vijim.
Procesi i korrigjimit
Me proces të korrigjimit nënkuptojmë rifreskimin e pigmentit dhe rregullimin e detajeve të ndryshme pas një periudhe të caktuar kohore. Korrigjimi jo gjithmonë është i nevojshëm, por kjo preferohet për finalizimin e tretmanit. Korrigjimi nuk preferohet të bëhet më herët se katër javë nga seanca e parë me qëllim të shërimit të plotë të lëkurës.
Si të veprojmë me rastet të cilat kanë PMU të aplikuar më herët?
Ka shumë raste të klientëve të cilët kanë realizu PMU në vende të ndryshme dhe nuk janë të kënaqur me rezultatin, qoftë ajo e formës apo ngjyrës. Me qëllim të përmirësimit të kësaj gjendje, kërkohen artista profesional të cilët mund ta rikthejnë pamjen e dëshiruar. Për të gjithë artistët, përmirësimi i këtyre rasteve jo gjithmonë është i mundur, prandaj duhet të bëhet një analizë e gjendjes së klientit dhe të merret vendimi se si duhet vepruar. Fatkeqësisht ka raste ku klientët paraqitën me forma jo të përshtatshme për fytyrën e tyre, me devijim komplet të formës dhe me pigment të papërshtatshëm. Në rastet kur klienti ka një tatu paraprake e cila është pothuajse e fshirë apo gjysmë e fshirë, dhe forma e kësaj tatu-je futet komplet në formën të cilën e krijojmë ne dhe nuk ngelet jashtë atëherë mund të aplikohet një mbulim (coverup) me qëllim të përmirësimit të gjendjes aktuale. Por, nëse klienti vjen në gjendje ku forma e tatu-s paraprake ngelet jashtë asaj që krijojmë ose pigmenti që posedon është më i errët se pigmenti që ne propozojmë ta aplikojmë atëherë nuk mund të bëjmë mbulim. Në rastet të tilla rekomandohet fshirja me llaser.