1.3 Llojet e makeup-it sipas thellësisë së aplikimit në lëkurë
Makeup-i është një kombinim i produkteve të kozmetikës të cilat në parim përdoren për ndryshimin e pamjes së fytyrës apo ndonjë pjese të trupit. Në përgjithësi, makeup-i mund të ndahet në dy grupe:
- Makeup i përkohshëm – Ky lloj makeup-i zakonisht aplikohet përmes produkteve të kozmetikës të cilat largohet përmes ujit apo ndonjë produkti tjetër por që kohëzgjatja e tyre është e shkurtër për disa minuta, orë apo edhe ditë. Makeup-i i përkohshëm aplikohet në sipërfaqe të lëkurës.
- Makeup-i i përhershëm (permanent) – Ky lloj i makeup-i aplikohet përmes produkteve të kozmetikës të njohura si permanente ku kohëzgjatja e tyre është më e gjatë se sa makeup i përkohshëm dhe mund të zgjasë për disa muaj, vite apo gjatë tërë jetës. Makeup-i permanent aplikohet në shtresa të thella të lëkurës.