1.2 Trendet e fundit
Trendi i viteve të 90-ta ku secila femen ëndërronte një vetullë të hollë është jashtë mode tash e një kohë. Në trend tani është e kundërta e saj, kthimi në një pamje sa më natyrale, vetullë e trashë, e krehur, e shthurur e cila konsiderohet në trend me kohën.
Trendet dhe teknikat e makeup-it permanent janë zhvilluar aq shumë, duke dhuruar pamje tejet natyrale sa që rezultatet janë perfekte dhe të mahnitshme. Për ata persona që kanë nevojë për një vetullë sa më natyrale dhe të bukur, zgjidhje ideale mbetet makeup-i permanent, me anë të së cilës do të arrihet ngjyra dhe forma e dëshiruar.