1.1 Vetullat natyrale
Vetullat janë një prej pjesëve më të rëndësishme në fytyrën e njeriut. Rëndësi të veçantë kanë për femrat të cilat përmes tyre arrijnë të kompletojnë bukurinë e fytyrës së tyre. Si çdo pjesë tjetër e trupit edhe vetullat e duan kujdesin e tyre.
Nëse duam që vetullat natyrale ti kemi në gjendje sa më të mirë dhe për një kohë më të gjatë, ato duhet ti mirëmbajmë siç duhet duke përdorur vajra të ndryshëm esencial të cilët e ruajnë folekulën e qimes dhe e nxisin rritjen e saj. Kujdes të shtuar duhet të kemi edhe sa i përket mënyrës së pastrimit të grimit në pjesën e vetullave si dhe mënyrën e largimit të qimeve të cilën e bëjmë përmes pincetave. Duhet ë sigurohemi që qimja të largohet në mënyrë të drejt pasi nga pakujdesia mund ta shkatërrojmë rrënjën dhe qimja mund të mos dal më. Arsye tjetër e mos daljes së qimeve janë edhe çrregullimet hormonale.
Sa i përket formës së vetullave ekzistojnë forma të shumta e të ndryshme, ku disa prej tyre na duken shumë të mira, disa më pak, e disa nuk na pëlqejnë fare. Nëse i shtojmë kësaj edhe faktin që kemi raste kur në pjesën e vetullës nuk ka qime fare, atëherë shtrohet pyetja se si mund të arrijmë një zgjidhje e cila e jep një vetullë natyrale dhe të bukur? Zgjidhjen mund ta gjejmë tek teknikat e ndryshme të cilat janë zhvilluar për përmirësimin e pamjes së vetullave.