ComboBrows Microblading & Shading manual & PowderBrows
TRAJNIM Grupor dhe Individual
PËRSHKRIMI I TRAJNIMIT
Microblading & Shading manual dhe PowderBrows janë 2 trajnime të kombinuara me 3 teknika për realizimin e vetullave tatuazh në formë të fijeve dhe hijezimit. Ndryshe njihet edhe si ComboBrows. Aktualisht, ky kombinim ëshë një ndër trajnime më të kërkuara në gjithë botën. Këto teknika realizohet përmes lapsit manual, makinës digjitale dhe pigmenteve.
- Hyrje në PMU
- Dermatologjia
- Shëndeti dhe siguria në vendin e punës
- Vendi i punës dhe klienti
- Teknika Microblading
- Teknika Shading manual
- Teknika PowderBrows
- Pjesa praktike
KOHËZGJATJA E TRAJNIMIT
- Grupor
- Ky trajnim nuk organizohet në formë grupore.
- Individual
- Trajnimi zgjatë tri ditë në intervalet kohore 10:00–16:00.
*Agjenda e trajnimit përcaktohet para trajnimit.
- Trajnimi zgjatë tri ditë në intervalet kohore 10:00–16:00.
GJUHA E TRAJNIMIT
- Shqip
- Anglisht
KUSH MUND TË MARRË PJESË?
Trajnimi ComboBrows është i dizajnuar për të gjithë individët pa përjashtim të cilët kanë dëshirë të njohin një anë tjetër të aftësive të tyre. Si trajnim nuk ka ndonjë kufzim apo parakusht. Nga përvoja kemi raste nga profesione të ndryshme si mësimdhënës, arkitekte, ekonomiste, muziciente e shumë fusha të tjera të cilët kanë ardhur dhe e kanë ndjekur trajnimin dhe kanë shumë sukses më këtë profesion të ri. Gjithashtu kemi shumë raste ku student të cilët merren me ndonjë fushë të bukurisë si stiliste apo makeup artiste dhe e ndjekin këtë trajnim për avancim të mëtutjeshëm. Përparësi e programve tona të studimit është qasja profesionale, metodologjitë bashkohore si dhe përdorimi i teknologjive moderne për avancimin e secilit student. Në përgjithësi trajnimi për ComboBrows është një trajnim shumë profitabil ku me punë, përkushtim dhe diciplinë mundëson që investimin e bërë ta ktheni për një periudh të shkurt kohore, brenda disa muajve.
REZULTATET MËSIMORE
- Identifikon dhe përshkruan parimet e shëndetit dhe të sigurisë
- Përshkruan dhe shpjegon kërkesat e shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës
- Përshkruan dhe shpjegon rolin e mbikqyrësit të shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës
- Përshkruan kërkesat e vendit të punës që lidhen me kujdesin ndaj klientit
- Përshkruan parimet e kujdesit ndaj klientit
- Përshkruan parimet e konsultimit me klient
- Përshkruan rëndësin e bisedës me klient
- Përshkruan kërkesat e vendit të punës për formësimin e vetullave
- Identifikon faktorët dhe efektet që ndikojnë në formësimin e vetullave
- Përgatitet për formësimin e vetullave
- Realizon formësimin e vetullave
- Përshkruan anatomin dhe fiziologjin përkatëse për shërbimet e teknikës microblading
- Identifikon dhe sqaron proceset patologjike që janë të lidhur me sistemin
- Përshkruan kërkesat e vendit të punës për tretmanin e teknikës microblading
- Kupton si ofrohen shërbimet e teknikës microblading & shading manual
- Përgatitet për tretmanin e teknikës microblading & shading manual
- Realizon tretmanin sipas teknikës microblading & shading manual
- Kupton si ofrohen shërbimet e teknikës shading me makinë
- Përgatitet për tretmanin e teknikës shading me makinë
- Realizon tretmanin sipas teknikës microblading & shading makinë
- Realizon tretmanin sipas teknikës PerfectCOMBO
VEP - Verona Education Platform
Verona Education Platform është një platformë elektronike në të cilën janë të vendosura të gjitha njësitë mësimore me përmbajtje të ndryshme duke përfshi një numër të madh të fotografive, ilustrimeve dhe videove. Secili student nga momenti i regjistrimit do të abonohet në platformë për periudhë dy mujore dhe do të ketë qasje në të gjitha njësitë mësimore.
CERTIFIKIMI
Tek Verona Academy, certifikimi i studentëve bëhet sipas PENTAPLANIT i cili është i ndarë në 5 nivele si: Student, Royal Student, Royal Artist, Royal Master me nën kategorin Master Asistent dhe Grand Master. Pas përfundimit të trajnimit, secili student do të pajisjet me certifikatën Student dhe pas përfundimit të detyrave në platformën VEP automatikisht pajisjet me certifikatën Royal Artist (në kuadër të çmimit).
KITI ME PRODUKTE
Në kuadër të trajnimit përfshihen të gjitha produktet që nevojiten për realizimin e teknikave Microblading, Shading manual dhe PowderBrows. Përveç kësaj, secili student përfiton zbritje ekstra në të gjitha produktet gjatë gjithë kohës së abonimit. Më poshtë është paraqitur lista e produkteve me fotografi dhe përshkrim.
- Pigmenti Black Coffee 10ml (1 copë)
- Pigmenti Brown Coffee 10ml (1 copë)
- Pigmenti Skin 10ml (1 copë)
- Pigmenti për ushtrime 10ml (1 copë)
- Kompasi për formësim (1 copë)
- Tehe #12 (60 copë)
- Tehe #7 (10 copë)
- Tehe #U18 (10 copë)
- Tehe #D9 (10 copë)
- Tehe #R5 (10 copë)
- Mbajtës për tehe (2 copë)
- Gërshërët & pinceta (1 copë)
- Lapsa për formësim (2 copë)
- Vizore (1 copë) ∙ Brusha (1 copë)
- Pëlhura për ushtrime (6 copë)
- Laps për ushtrime (2 copë)
- Pigmenti Medium Blond 10ml (1 copë)
- Pigmenti Light Blond 10ml (1 copë)
- Pigmenti Practice 10ml (1 copë)
- Vitamina AD 5g (40 copë)
- Pëlhura për ushtrime (5 copë)
- Unaza për pigment (50 copë)
- Zhileta (20 copë)
- Brusha për vetulla (50 copë)
- Mbajtës për pigmente (1 copë)
- Kupa për pigmente (50 copë)
- Mikser për pigmente (1 copë)
- Ring Light 18’’ (1 copë)
- Abonim 1 vjeçar në VEP
- Makina digjitale (me bateri)
- Tehet L1 dhe R3 për makinë (2 pako)
- Qese mbrojtëse për makinë
- Mbështjellës për kokën e makinës
LIGJERUESE - Verona RAÇI
REGJISTRIMI
Për regjistrim, data të trajnimeve dhe më shumë detaje ju lutem na kontaktoni:
- Viber ose WhatsApp- +38345855888
- Instagram @studioveronaa
- Facebook @studioveronaa
